Ndërlidhjet

Dhjetra të vrarë nga luftimet në Aleppo


Aleppo - Foto Arkiv
Aleppo - Foto Arkiv
Dhjetra rebelë dhe trupa qeveritare siriane thuhet se janë vrarë nga një luftim në afërsi të një akademie policore në krahinën veriore të Sirisë, Aleppo.

Obzervatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, bëri të ditur se, të paktën 26 luftëtarë rebelë dhe rreth 40 ushtarë u vranë gjatë përleshjeve të së hënës dhe të martës.

Rebelët thonë se, forcat qeveritare e kanë kthyer Akademinë e Policisë në një bazë ushtarake për të pasur nën kontrollë zonat e mbajtura nga rebelët.

Gjithashtu të martën, Observatori tha se, gjatë sulmeve raketore të javës së kaluar të bëra nga forcat e qeverisë siriane në rrethinën e Aleppos, janë vrarë më shumë se 140 njerëz, duke përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 70 mijë njerëz janë vrarë që nga kryengritja kundër presidentit sirian Bashar al-Asad e cila filloi në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG