Ndërlidhjet

Ish prokurori i Teheranit, shkon në gjykatë


Said Mortazavi, Foto Arkiv

Said Mortazavi, Foto Arkiv

Ka nisur gjykimi i ish-prokurorit të Teheranit Said Mortazavi. Mortazavi, një aleat i presidentit Mahmud Ahmadinexhad, është akuzuar për moskryerje të duhur të hetimeve në lidhje me vdekjen e protestuesve të arrestuar në trazirat pas-zgjedhore të vitit 2009.

Ai dhe dy gjyqtarë u paraqitën të martën në një proces gjyqësor që ka të bëjë me transferimin e të burgosurve të palës kundërshtare në qendrën e paraburgimit Kahrizak, ku të paktën tre persona janë torturuar deri në vdekje.

Gjykimi besohet se ka të bëjë me një luftë të vazhdueshme për pushtet në mes të Ahmadinexhadit dhe kundërshtarëve të tij në regjim.

Mortazavi, i cili aktualisht kryeson organizimin shoqëror të sigurisë së Iranit, është quajtur "Kasap i Shtypit" mbi rolin e tij në mbylljen e publikimeve reformatore dhe burgosjen e gazetarëve.

Ai ka qenë gjithashtu i lidhur me vdekjen e fotografit iraniano-kanadez, Zahra Kazemi në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG