Ndërlidhjet

Jahjaga rikonfirmon mbështetjën e saj për dialogun Kosovë-Serbi


Takimi Jahjaga - Thaçi
Takimi Jahjaga - Thaçi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka rikonfirmuar mbështetjen e saj dhënë kryeministrit Hashim Thaçit për bisedimet më Serbinë.

Në një takim të mbajtur sot, kryeministri Thaçi informoi presidenten Jahjaga për dialogun që po zhvillohet në Bruksel, ndërmjet qeverive të Republikës së Kosovës dhe asja të Serbisë, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, me mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një komunikatë të lëshuar nga presidenca e Kosovës, thuhet se kryeministri Thaçi e informoi presidenten Jahjaga për rrjedhën e takimit të fundit në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave dhe për marrëveshjet e arritura në parim që priten të konkretizohen në takimin e radhës më 4 mars.

Thaçi citohet të ketë thënë mes tjerash se është arritur pajtimi që të shpërbëhen strukturat policore serbe dhe ato të inteligjencës në Kosovë dhe që të transformohen strukturat e tjera, të krijohet asociacioni i komunave ekzistuese me shumicë serbe në Kosovë, dhe që në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhjet për asambletë komunale.

Ndërkohë, Jahjaga i dha mbështetje të plotë dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet dy kryministrave. Ajo theksoi se dialogu po dëshmohet si e vetmja mënyrë e suksesshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura.
XS
SM
MD
LG