Ndërlidhjet

Kerry në Berlin diskuton për Sirinë dhe Korenë Veriore


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel gjatë një konference për media në Berlin
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel gjatë një konference për media në Berlin
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka zhvillur sot takime zyrtar të lartë në Berlin, gjatë udhëtimit të tij të parë zyrtar jashtë vendit.

Diskutimet janë fokusuar në krizën në Siri dhe programin bërthamor të Iranit. Pas takimit me ministrn e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, Kerry tha se propozimet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Iranit përfshijnë "masa reciproke që nxisin Iranin të bëjë hapa konkretë" drejt adresimit të shqetësimeve në lidhje me hulumtimet e tij bërthamor.

Kerry u takua edhe me kancelaren Angela Merkel edhe pritet të mbajë edhe një takim me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Takimi Kerry-t me Lavrovin në Berlin, i cili është i pari në cilësinë e sekretarit të shtetit, vjen në një kohë e tensionesh në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

Kremlini ka bllokuar përpjekjet në Kombet e Bashkuara për të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Sirisë dhe ndaloi birësimet e fëmijëve rusë nga amerikanët.
XS
SM
MD
LG