Ndërlidhjet

Bisedimet për programin bërthamor të Iranit, rifillojnë nesër


Shefja për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton dhe negociatiori iranian Saeed Jalili në takimin e së martës për programin bërthamor të Iranit në Alamti të Kazakistanit
Shefja për politikë të jashtme të BE-së Catherine Ashton dhe negociatiori iranian Saeed Jalili në takimin e së martës për programin bërthamor të Iranit në Alamti të Kazakistanit
Ka përfunduar takimi i sotëm në mes të përfaqësusve të Iranit dhe fuqive botërore lidhur me programin e diskutueshëm bërthamor të republikës Islamike, të mbajtur në qytetin e Kazakistanit, Almati.

Raportohet se nga diskutimet e sotme, nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë përparimi, kështu që, palët ranë dakord të rifillojnë bisedimet të mërkurën.

Michael Mann, një zëdhënës i shefës së Bashkimit Evropian për politikë të jashtme Catherine Ashton, e quajti takimin si "të dobishëm". Bisedimet në Almaty janë caktuar që nga takimi në Moskë, muaj më parë, i cili u shpallë si takim i dështuar.

Fuqitë botërore pritet t’i ofrojnë Iranit stimuj të rinj për të hequr dorë nga pasurimi i uraniumit - një proces që mund të përdoret për të prodhuar armë bërhtamore.

Ndërsa në anën tjetër, Irani mohon se është duke ndjekur ndonjë program për prodhimin e armëve bërthamore dhe thotë se ka të drejtë të bëjë pasurimin e uraniumin për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG