Ndërlidhjet

Obama mirëpret konfirmimin e Hagelit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se “do të llogarisë” në sekretarin e ri të mbrojtjes, Chuck Hagel, derisa vendi përgatitet t’i japë fund luftës në Afgansitan dhe të kthejë trupat në shtëpi.

“Hagel është ai sekretar i mbrojtjes që i duhet vendit tonë dhe lideri që meritojnë forcat tona”, ka thënë Obama.

Deklarata e presidentit ka ardhur shumë shpejt pasi Senati ka konfirmuar Hagelin me 58 vota për dhe 41 kundër.

Republikanët kanë vonuar konfirmimin e Hagelit për 12 ditë, duke vënë në pyetje mbështetjen e tij për Izraelin dhe duke thënë se ai është shumë i gatshëm të bëjë kompromise me Iranin.

Hagel pason Leon Panettën, i cili jep dorëheqje pas katër vjetësh si drejtor i CIA-s dhe shef i Pentagonit.
XS
SM
MD
LG