Ndërlidhjet

Bersani: Italia në situatë dramatike


Udhëheqësi i qendrës së majtë në Itali, Pier Lugi Bersani.

Udhëheqësi i qendrës së majtë në Itali, Pier Lugi Bersani.

Udhëheqësi i qendrës së majtë në Itali, Pier Lugi Bersani, ka thënë se zgjedhjet jobindëse kanë lënë vendin në një “situatë dramtike”.

Rezultatet finale kanë treguar se koalicioni i Bersnait ka fituar Dhomën e Ulët, por asnjëra parti nuk ka marrë kontrollin e Senatit.

Për të qeverisuar, është e nevojshme shumica në të dyja dhomat.

Bersani, i cili ka qenë në garë të ngushtë me koalicionin e Silvio Berlusconit, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të marrin përgjegjësitë për vendin.

Derisa Italia ka gjasa të shkojë në zgjedhje të reja, aksionet e tregjeve dhe euroja kanë rënë për shkak të pasigurive në ekonominë e tretë më të madhe në Eurozonë.

Zgjedhjet parlamentare në Itali janë mbajtur të dielën dhe të hënën.
XS
SM
MD
LG