Ndërlidhjet

Benedicti mban fjalimin e fundit


Papa Benedicti XVI

Papa Benedicti XVI

Turmat e njerëzve kanë nisur të mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për të dëgjuar fjalimin e fundit javor të Papa Benedictit XVI, i cili nesër jep dorëheqje nga posti.

Fjalimin pritet ta ndjekin rreth 200,000 besimtarë dhe pritet të nisë rreth orës 9:30.

Benedicti ka bërë të ditur disa javë më parë se më 28 shkurt do të heqë dorë nga detyrat e Papatit.

Ai është papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.