Ndërlidhjet

Familja Shatto “nuk ka vrarë” fëmijën


Max Shatto

Max Shatto

Avokati i prindërve të Max Shattos – djalit të birësuar rus, i cili ka vdekur muajin e kaluar në Teksas të SHBA-së dhe ka shkaktuar zemërim në Moskë – ka thënë se klientët e tij nuk e kanë vrarë fëmijën trevjeçar.

Duke folur për mediat amerikane, Michael J.Brown ka thënë se “nuk ka asnjë dëshmi që tregon se familja Shatto ka vrarë djalin e saj”.

Brown ka thënë po ashtu se prindërit amerikanë marrin thirrje telefonike, të cilat i quajnë vrasës. Ai e ka përshkruar situatën si “makth” për ta.

Max Shatto, i lindur si Maksim Kuzmin, ka vdekur më 21 janar në rrethana ende të paqarta.

Autoritetet ruse kanë akuzuar nënën e tij birësuese, Laura, për vrasje. Autoritetet në Teksas thonë se janë duke vazhduar hetimet.
XS
SM
MD
LG