Ndërlidhjet

Lirohen penegjet ukrainase dhe ruse në Nigeri


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Nigerisë ka bërë të ditur se pesë marinarët e huaj, të rrëmbyer nga piratë të armatosur, janë liruar shëndosh e mirë.

Marinarët, përfshirë tre shtetas ukrainas dhe dy rusë, janë rrëmbyer kur personat e armatosur kanë sulmuar anijën e tyre të naftës, më 17 shkurt.

Sulmi ka ndodhur rreth 65 kilometra nga brigjet e rajonit Bayelsa, i cili prodhon naftë.

Policia ka thënë se nuk është paguar asnjë shumë parash për lirimin e tyre.

Rrëmbimi i punëtorëve të huaj të naftës në Nigeri ka shënuar rritje kohët e fundit.
XS
SM
MD
LG