Ndërlidhjet

ARGO "stimulon" kompensimin e pengjeve amerikane


Regjisori i filmit Argo, Ben Affleck.

Regjisori i filmit Argo, Ben Affleck.

Kongresisti amerikan, Bruce Braley, planifikon të paraqesë një legjislacion të ri, i cili do të kompensojë financiarisht stafin e Ambasadës Amerikane, të mbajtur peng në Teheran, 32 vjet më parë.

Ai ka thënë se ligji nuk ka të bëjë me ARGO-n, filmin amerikan për krizën e vitit 1979 të pengjeve, i cili ka fituar çmimin kryesor të Oscar-it. Por, ka pranuar se popullariteti i ARGO-s i ka ndihmuar të fitojë mbështetje në Kongres.

Ligji do të krijojë një fond prej 400 milionë dollarësh, të financuar nga gjobat e paguara nga kompanitë, që shkelin sanksionet amerikane kundër Iranit.

Braley ka thënë se dhjetëra ligjvënës kanë nënshkruar për të bashkësponsorizuar ligjin dhe se kalimi i tij ka gjasa të mëdha.
XS
SM
MD
LG