Ndërlidhjet

Mundësi i Dagestanit kthen medaljen olimpike


Ilustrim
Ilustrim
Mundësi i Dagestanit, Sagid Murtazaliev, ka thënë se do të kthejë medaljen e artë olimipke, në shenjë proteste ndaj vendimit për të hequr mundjen nga Lojërat Olimpike.

Murtazaliev ka bërë publik vendimin në një letër të hapur dërguar Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.

Ai ka fituar medaljen e artë në vitin 2000, në Sidnej.

Pak javë më parë, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka hequr mundjen nga lista e sporteve për Olimpiadën e vitit 2020.

Vendimi bën që mundja të garojë kundër shtatë sporteve të tjera për përfshirje në Lojëra Olimpike.

Si pasojë e vendimit, presidenti i Federatës Botërore të Mundjes ka dhënë dorëheqje, ndërsa presidenti i Federatës së Bullgarisë ka kthyer medaljen e tij të artë.
XS
SM
MD
LG