Ndërlidhjet

Benedicti kujton gëzimet dhe vështirësitë


Papa Benedicti XVI. Vatikan, 27 shkurt 2013.
Papa Benedicti XVI. Vatikan, 27 shkurt 2013.
Papa Benedicti XVI u ka thënë mijëra njerëzve të tubuar në Sheshin e Shën Pjetrit se është i vetëdijshëm për “gravitetin” e vendimit të tij për të dhënë dorëheqje.

Benedicti, gjatë fjalimit të fundit para audiencës, ka thënë se nuk jep dorëheqje për të mirën e tij, por të Kishës Katolike.

Papa ku kujtuar gëzimet dhe vështirësitë gjatë tetë vjetëve në krye të papatit. Ai ka thënë se vështirësitë më të mëdha kanë qenë kur Kisha është përballur me skandalin e abuzimit seksual dhe akuzat për nivel të lartë të korrupisonit.

Benedicti do të heqë dorë nesër nga të gjitha detyrat e Papatit, duke u bërë papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.

Ai ka thënë se largohet nga posti për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Vatikani ka thënë se Benedicti do të vazhdojë të veshë rrobat e bardha dhe do të quhet “papa emeritus”.

Pasuesi i tij pritet të zgjidhet gjatë muajit mars.
XS
SM
MD
LG