Ndërlidhjet

logo-print

AAK: Gjendje e rëndë në sistemin e shëndetësisë


Ilustrim

Ilustrim

Gjendja e rëndë në sistemin e shëndetësisë në Kosovë është e papranueshme, por jo edhe e papritur, për partinë politike në opozitë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

"Një qeveri që nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe një ministri, e cila gjithë mandatin është marrë me letra dhe ka qëndruar larg çdo përballjeje të drejtpërdrejt me problemet e shëndetësisë, më mirë nuk di dhe nuk mundet", thuhet në një komunikatë të kësaj partie politike.

Duke i adresuar kritikat te Ministria e Shëndetësisë më konkretisht, AAK vlerëson se "e ballafaquar me mungesën e përkrahjes edhe të partnerit të saj në Qeveri, ajo [ministria] madje kërcënon me krizë qeveritare nëse politikat e saj nuk miratohen".

Ministria e Shëndetësisë, sipas marrëveshjes për koalicion qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, i takon kësaj të fundit.
XS
SM
MD
LG