Ndërlidhjet

Kacin: Marrëveshja historike do të arrihet në dy takimet e radhës


Euro-deputeti, Jelko Kacin
Euro-deputeti, Jelko Kacin
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, ka vlerësuar se marrëveshja historike lidhur me veriun e Kosovës, ka mundësi të arrihet gjatë dy raundeve të ardhshme të bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe ka përsëritur se, beson që në qershor Serbia do të arrijë të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Kriteri kryesor është normalizimi i marrëdhënieve më Kosovën. Ne kemi parë disa përparime në këtë fushë. Jam i bindur që në raportin e Komisionit, si dhe të shteteve të BE-së, gjithashtu edhe të Gjermanisë, do të merrën për bazë hapat prosperues të cilët është duke i bërë Serbia”, ka thënë Kacin, transmetojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se, “është e rëndësishme që Prishtina është pajtuar për një bashkësi komunash serbe”. Kacin shprehu bindjen e tij që kryeministrat e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të gjejnë një zgjidhje për veriun e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

“Marrëveshja historike është në duart e tyre dhe jam i sigurtë që Thaçi dhe Daçiqi do të shfrytëzojnë këtë rast të dhënë”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG