Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Asociacioni i Komunave serbe është vetëm një OJQ


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë garanci publike se Asociacioni i ardhshëm i Komunave Serbe, i cili është produkt i marrëveshjes politike me Serbinë, është i bazuar mbi konceptin e funksionimit të një Organizate Jo-Qeveritare, dhe se nuk ka asnjë rol ekzekutiv.

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, shefi i saj tha se për këtë format është arritur pajtim gjatë takimit me homologun serb, Ivica Daçiq, i cili sipas kryeministrit Thaçi, është zotuar se do të përmbush këtë obligim. “Asociacioni nuk do të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt. Pra anëtarët e këtij trupi, do të mund të jenë kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, por edhe komunat tjera me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës, në mënyrë që të mos ketë karakter regjional por integrues” ka thënë Thaçi, duke shtuar se komunat tjera me shumicë serbe të Kosovës, mund të zgjedhin vet nëse duan t’i bashkohen një mekanizmi të tillë ajo jo.

Kreu i qeverisë së vendit, ka theksuar se kjo bashkësi komunash është krejt fakulltative, është një shoqatë, është një OJQ, që është e përcaktuar me dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën e dhe ligjet e Kosovës.

Siç ka sqaruar shefi i ekzekutivit, ky asociacion nuk bie ndesh me ligjet e vendit, dhe as nuk shkel kushtetutën.

Thaçi tha se, ky trup nuk mund të jetë zëvendësim për kuvendet komunale ekzistuese, dhe përgjegjësitë e komunave nuk mund të barten tek ky asociacion. Në asnjë rrethanë, siç tha ai, nuk do të lejohet formimi, i një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës tha se “përkundër asaj që janë pajtuar në Bruksel, dhe që pritet të sqarohet në raundin e gjashtë të dialogut me homologun e Serbisë, ai nuk mund t’iu ndalojë zyrtarëve në Beograd që të thonë çka të duan”, por sipas tij, në letër thuhet se asociacioni i komunave veriore serbe, nuk është gjë tjetër, përpos asaj që i mundësohet me planin e Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG