Ndërlidhjet

Zvicër: Vriten 3 persona në një fabrikë druri


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Policia në Zvicër thonë se një punonjës i vjetër i një kompanie të përpunimit të drurit, ka hapur zjarr në vend pune duke vrarë dy dhe plagosur shtatë kolegë të tjerë.

Incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes në fabrikën e drurit Kronospan në qytetin e vogël Menzhau në pjesën qendrore të Zvicrës.

Pas këtij incidenti, 1%shtë vrarë edhe sulmuesi, por zyrtarët e policisë nuk kanë dashur të komentojnë mënyrën se si u vra ai. Policia dhe zyrtarë të fabrikës thonë se 42-vjeçari nuk njihej si njeri që bënte probleme.

Mediat zvicerane kanë cituar disa nga kolegët e tij të kenë thënë se ky person, ka mundësi që prej një periudhe një vjeçare të ketë vuajtur nga probleme mendore. Zyrtarët nuk kanë zbuluar ende identitetin e sulmuesit.

XS
SM
MD
LG