Ndërlidhjet

Hollande takon sot Putinin


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, takohen sot në Moskë.

Para takimit, Hollande u ka folur mediave ruse për pritjet e tij.

Ai i ka thënë radios “Ekho Moskvy” se do të kërkojë ndihmën e Putinin për tërheqjen e forcave franceze dhe të pajisjeve nga Afganistani.

Në komentet për radion “Golos Rossii”, Holllande ka thënë se do ta sigurojë Putinin, se Franca nuk e ka ndërmend të shkelë embargon për furnizimin me armë të fraksioneve në Siri.

Zyra për Informimin e Kremlinit ka bërë të ditur se tema të tjera në agjendë janë bashkëpunimi midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, luftmi i trafikimit të paligjshëm të drogave dhe terrorizmi.
XS
SM
MD
LG