Ndërlidhjet

Sot vendimi final për Perishiqin


Ish-shefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.

Ish-shefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq.

Tribunali i Hagës do të shqiptojë sot dënimin final për ish-shefin e shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishiq, i cili akuzohet për ndihmesën dhe mbështetjen e vrasjeve dhe veprimeve çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, në vitet 1990.

Me dënimin e shkallës së parë, në shtator të vitit 2011, atij i janë shqiptuar 27 vjet burgim.

Në aktgjykimin e shkallës së parë, prokuroria nuk është ankuar, duke thënë se dënimi është i pranueshëm, por Perishiq ka thënë se ndihma e tij logjistike për serbët në Bosnjë dhe Kroaci nuk mund të barazohet me ndihmën në krimet e luftës.

Gjykimi i Perishiqit ka nisur në tetor të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG