Ndërlidhjet

SHBA nuk sheh “kërcënim islamik” në Azinë Qendrore


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, Robert Blake.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, Robert Blake.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, Robert Blake, i ka thënë një komiteti të Kongresit se edhe pse “Shtetet e Bashkuara nuk shohin ndonjë kërcënim të pashmangshëm të militantëve islamikë në shtetet e Azisë Qendrore, Lëvizja Islamike e Uzbekistanit është në kërkim të mundësive për zgjerimin e pranisë së saj në rajon”.

Duke dëshmuar para Komitetit për Çështje të Jashtme, Blake ka thënë se shtetet e Azisë Qendrore përballen me sfida, të cilat mund të ushqejnë radikalizmin dhe të kërcënojnë interest e SHBA-së në rajon.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke ndihmuar ato qeveri për të adresuar sfidat ndërkufitare, si terrorizmi dhe përhapja e armëve.

Blake po ashtu ka deklaruar se Uashingtoni nuk do të ndalet së bëri presion ndaj liderëve rajonalë, për të zbatuar reformat demokratike dhe për të respektuar të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG