Ndërlidhjet

Kerry takoi kreun e opozitës siriane


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar liderin e opozitës siriane, Moaz al-Khatib, para fillimit të takimit të “Miqve të Sirisë” në Romë.

Këto kanë qenë bisedimet e para të Kerryt me al-Khatibin, i cili kryeson Koalicionin Kombëtar të Sirisë.

Kerry pritet të bëjë sot publike ndihmën shtesë, por “jovdekjeprurëse”, të SHBA-së për opozitën siriane.

Të mërkurën, Kerry ka thënë se Uahsingtoni po shqyrton mënyrat për të përshpejtuar tranzicionin politik në Siri dhe se opozitës i duhet më shumë ndihmë për të rrëzuar presidentin Bashar a-Assad.

Konflikti ndërmjet protestuesve antiqeveritarë dhe forcave të regjimit në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011. Regjimi ka shtypur dhunshëm kundërshtarët.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në dy vjet trazira.
XS
SM
MD
LG