Ndërlidhjet

logo-print

Multimilioneri amerikan dërgon një çift në Mars


Ilustrim

Ilustrim

Multi-milioneri amerikan, Denis Tito, planifikon të dërgojë një çift për një mision në Mars.

Tito, 72 vjeç, më 2001 është bërë turisti i parë në botë që ka shkelur Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pasi ka paguar 20 milionë dollarë për udhëtimin me anijen kozmike ruse, Soyuz.

Duke bërë publik planin, Tito ka thënë se misioni ka për qëllim të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Tito do të dërgojë në burrë dhe një grua – mundësisht çift me martesë të fortë – në një udhëtim prej 501 ditësh në Planetin e Kuq.

Data e nisjes është planifikuar për janar të vitit 2018.

Tito nuk ka dhënë detaje për shenzimet, por ekspertët thonë se misioni pritet të kushtojë nga 1.5 deri në 2 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG