Ndërlidhjet

OKB: Të hetohen shkeljet e të drejtave në Korenë V.


Marzuki Darusman, raportues special i OKB-së për Korenë e Veriut.

Marzuki Darusman, raportues special i OKB-së për Korenë e Veriut.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut kanë bërë thirrje për hetime ndërkombëtare të shkeljeve të të drejtave humane në Korenë e Veriut.

Marzuki Darusman, raportues special i OKB-së për Veriun, ka thënë sot në Gjenevë se hetuesit duhet të hetojnë “shkeljet e rënda, sistematike dhe të përhapura” në vendin komunist.

Darusman ka thënë se do të paraqesë muajin e ardhshëm, para Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB-së, një raport të detajizuar për situaën e të drejtave në Korenë Veriore.

Ekspertët kanë thënë se i kanë dërguar letër Phenjanit në muajin tetor, duke i kërkuar shpjegime për ekzistencën e kampeve të punës për të burgosurit politikë, porse kurrë nuk kanë marrë përgjigje.
XS
SM
MD
LG