Ndërlidhjet

logo-print

Benedicti përshëndetet me kardinalët


Vatikan

Vatikan

Papa Benedicti XVI ka premtuar “respekt të pakushtëzuar” për njeriun, i cili do ta pasojë atë në postin e udhëheqësit të Kishës Katolike.

Në takimin lamtumirës me kardinalët, Benedicti u ka bërë thirrje atyre që të punojnë “në unitet” për zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Benedicti do të heqë dorë nga detyrat e Papatit sot në orën 20:00.

Ai ka bërë publike dorëheqjen e tij pak javë më parë, duke e arsyetuar me përkeqësimin e shëndetit.

Kardinalët pritet të zgjedhin papën e ri në fund të muajit mars.
XS
SM
MD
LG