Ndërlidhjet

logo-print

Rregulla të reja në sistemin bankar të BE-së


Ilustrim

Ilustrim

Rregullatori i Tregjeve në Evropë ka mirëpritur marrëveshjen e Bashkimit Evropian, e cila synon kufizimin e shpërblimeve të bankierëve.

Parlamenti Evropian dhe presidenca irlandeze e BE-së janë pajtuar të enjten për zbatimin e rregullave të reja në sektorin bankar të bllokut.

Komisionari i Rregullatorit të Tregjeve, Michael Barnier, ka thënë se marrëveshja, e njohur si Basel III, shënon “fundin e periudhës së shpërblimeve të çmendura dhe të pajustifikueshme”, si dhe “do të sjellë transparencë më të madhe në financat e BE-së".

Kritikët thonë se shpërblimet e mëdha për bankierët kanë luajtur rol të rëndësishëm në shkaktimin e krizës financiare në vitin 2008.

Negociatat për Basel III janë zvarritur për disa muaj.
XS
SM
MD
LG