Ndërlidhjet

Tunizia nuk do ta njohë Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Ambasadori i Tunizisë në Beograd, Mazhid Hamlaui, ka thënë se Tunisi, me gjithë presionet nga jashtë, nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai i ka bërë këto komente në takim me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Rasim Lajiq.

Hamlaui ka thënë se Tunisi mbështet plotësisht vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se dialogu është e vetmja mënyrë që mund të çojë deri te “zgjidhja e drejtë e statusit të Kosovës”, raportojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të njëjta, Lajiq ka falënderuar ambasadorin tunizian për “qëndrimin parimor ndaj mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës".
XS
SM
MD
LG