Ndërlidhjet

SHBA - ndihmë direkte opozitës siriane


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, për herë të parë, do të sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejtë, por jo vdekjeprurëse për rebelët sirianë, të cilët luftojnë për rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Kerry i ka bërë këto komente në Romë, në fund të takimit të “Miqve të Sirisë”, cili ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Sirisë, si dhe të dërguar evropianë, turq dhe arabë.

“Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që presidenti Obama të zgjerojë furnizimet me ushqime dhe medikamente për opozitën. Pra, do të ketë ndihmë të drejtpërdrejtë për të, por jo vdekjeprurëse”, ka thënë Kerry.

Ai po ashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i japin opozitës civile 60 milionë dollarë shtesë, për ta ndihmuar me qeverisjen në zonat që kontrollon.

Kerry ka thënë se vendimi i SHBA-së ka për qëllim të rrisë presionin ndaj Assadit, që të lërë pushtetin.

“Assadi është i dalë kohe dhe duhet të lërë pushtetin”, ka thënë Kerry.

Konflikti ndërmjet protestuesve antiqeveritarë dhe forcave të regjimit në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011. Regjimi ka shtypur dhunshëm kundërshtarët.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në dy vjet trazira.
XS
SM
MD
LG