Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vrarë në Homs të Sirisë


Homs - pamje arkivi

Homs - pamje arkivi

Së paku 30 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë në Homs të Sirisë.

Aktivistët bëjnë të ditur për dhjetëra njerëz të tjerë të plagosur. Ata thonë se numri i të vrarëve mund të rritet, “marrë parasysh se shumë të plagosur janë në gjendje kritike”.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka konfirmuar lajmin, por asnjëra palë nuk ka folur për autorët e mundshëm.

Në rrafshin diplomatik, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara, për herë të parë, do të sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejtë, por jo vdekjeprurëse për rebelët sirianë, të cilët luftojnë për rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Konflikti në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011 dhe deri më tash ka rezultuar me afro 70,000 njerëz të vrarë.
XS
SM
MD
LG