Ndërlidhjet

Ashton: Serbisë s’i kërkoj njohje të Kosovës


Kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton.

Kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar sot në Bratisllavë se nuk kërkon dhe nuk do të kërkojë nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“E vetmja gjë që kërkoj është të mos injorohen njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton, pas takimit me presidentin sllovak.

Ajo po ashtu ka theksuar se pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet prapa.

Sllovakia është njëri nga pesë vendet e BE-së, që nuk e ka njohur ende shtetësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG