Ndërlidhjet

Thaçi kërkon seancë të jashtëzakonshme


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në pamundësi që t’i informojë deputetët në seancën e sotme, për shkak të situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese dhe ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit dhe nga kryesia e Kuvendit që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Kështu bën të ditur njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas tij, kërkesa është bërë në pajtim me nenin 69, paragrafi 4, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

Ka qenë e planifikuar që Thaçi të informojë sot deputetët për takimin e pestë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, por fjalimi i tij është penguar nga një performancë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në momentin e daljes së kryeministrit Thaçi në foltoren e Kuvendit, deputetë të këtij subjekti kanë dalë para tij duke mbajtur në duar pankartën me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”.

Mësohet se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është kërkuar të mbahet më 1 mars, duke filluar nga ora 19:30.
XS
SM
MD
LG