Ndërlidhjet

Presidenti i Rusisë dhe ai i Francës-qëlllime të njëjta për Sirinë


Moskë - foto nga konferenca e pëbashkët e presidentit rus Putin dhe atij francez, Hollande

Moskë - foto nga konferenca e pëbashkët e presidentit rus Putin dhe atij francez, Hollande

Presidenti i Rusisë dhe ai i Francës thonë se kanë të njëjtin objektiv në çështjen e Sirisë - për t’i ikur shpërbërjes së vendit. Presidentët, Vladimir Putin dhe Francois Hollande, i kanë bërë këto komente të enjten në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë.

Putin tha se përkundër dallimeve të tyre, të dy vendet ishin “për të mbajtur një Siri integrale dhe shtet demokratik”. Por Hollande tha se, "çështja është se si të gjendet mënyra që kjo të arrihet nëpërmjet dialogut politik”.

Ai shtoi se një dialog i tillë politik nuk do të përfshijë presidentin sirian Bashar al-Asad.
Ndërsa, Rusia ka hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për të bëra qe një kohë të gjatë për mospjesëmarrje të Assad-it në bisedime.

Moska këmbëngul se, në këtë dialog duhet përfshirë qeveria siriane dhe rebelët që kërkojnë të përmbysin regjimin e Asadit.
XS
SM
MD
LG