Ndërlidhjet

Benedicti lë Vatikanin


Vatikan - Helikpteri i cili e barte Benedictin për në Kështjellën Gandolfo
Vatikan - Helikpteri i cili e barte Benedictin për në Kështjellën Gandolfo
Papa Benedikti i XVI e ka lënë Vatikanin në ditën e tij të fundit në këtë post. Benedikti Tetëdhjetë e pesë-vjeçar, u dërgua me helikopter të enjten për në Kështjellën Gandolfo, vend ky që gjendet afër Romës e që shërben për qëndrimin papës gjatë stinës së verës.

Benedikti tha se, u pensionua për shkak të shëndetit të tij të dobët. Zëvendësi i tij, Kardinali Tarcisio Bertone, do të jetë në krye të 1.2 miliardë katolikëve roman të botës deri zgjedhjen e një pape të ri.

Në fjalimin e tij gjatë ditës, Papa u zotua se do të ketë “respekt të pakushtëzuar" për njeriun i cili do të pasonte atë.

Në një takim lamtumirës me kardinalët, Benedikti u kërkoi atyre që të punojnë “në unitet” për të zgjedhur pasardhësin e tij. Kardinalët pritet që pasardhësin e Benedictit ta zgjedhin gjatë muajit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG