Ndërlidhjet

Dënohet ushtari amerikan që publikoi dokumente në WikiLeaks


Foto e ushtarakut, Bradley Manning

Foto e ushtarakut, Bradley Manning

Një gjyqtar i ushtrisë amerikane, ka pranuar deklarimin fajtor për 10 akuza të ushtarit i cili ka dërguar mijëra dokumente të klasifikuara në faqen e internetit WikiLeaks.

Ushtaraku Bradley Manning u deklarua fajtor të enjten për 10 akuza me peshë të vogel, i cili ka mundësi të dënohet me 20 vjet burg, në rast se shpallet fajtor.

Manning u vetëdeklarua i pafajshëm për 12 akuzat më të rënda, duke përfshirë edhe ndihmën e armikut, një akuzë që potencialisht dënohet me burgim të përjetshëm.

Prokuroria tha se 12 akuzat e mbetura planifikohen t’i ndjekin në një proces gjyqësor që parashihet të fillojë në qershor.

Gjykata lejojë, Manning që të lexojë një deklaratë 35-faqe ku shpjegon motivet e tij për transferimin e kabllove diplomatike dhe regjistrimet e tjera të klasifikuara në WikiLeaks.

Manning ka thënë se e ka ndjerë se informacionet “duhet të bëhet publike”.
XS
SM
MD
LG