Ndërlidhjet

Zëvendës presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka thënë se presidenti Hugo Chavez është në “betejë me sëmundjen për jetën e tij”.

Maduro ka thënë të enjten në një paraqitje në televizionin shtetëror se, gjendja e Chavez-it është “komplekse dhe e vështirë”, por nuk ka dhënë detaje tjera.

Chavez ka arritur në Venezualë në muajin e kaluar, pas një trajtimi dy muajsh ndaj kancerit në Kubë.

Zyrtarë të Vënëzuelës, asnjëherë nuk kanë thënë se më çfarë lloji të kancerit është prekur Chavez ose arsyen se pse ky lloj kanceri është dashur të trajtohet në Kubë.

Maduro ka thënë se shëndeti i Chavez-it, është rënduar pasi që ai “gjithë trupin dhe shpirtin e ka dhënë për popullin dhe se e ka harruar shëndetin e tij”.

Chavez në muajin tetor, është ri-zgjedhur në poztiën e presidentit të Venezuelas edhe për një mandat 6 vjeçar, por ishte shte shumë i sëmurë për t’u kthyer nga Kuba për inaugurimin e tij.
XS
SM
MD
LG