Ndërlidhjet

Kreu shtetëror serb diskuton sot dialogun me Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Kreu shtetëror i Serbisë do të diskutojë sot në Beograd për vazhdimin e dialogut me Kosovën, ka njoftuar kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, transmetojnë mediat në Serbi.


Të enjten ai ka deklaruar se është i interesuar që në dialog të arrihet një përparim, jo për shkak të Bashkimit Evropian dhe datës për nisjen e negociatave me BE-në, por për shkak të, siç ka thënë, domosdosë për zgjidhjen e problemeve.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbahet të hënën, më 4 mars.
XS
SM
MD
LG