Ndërlidhjet

logo-print

Maldive: Qeveria kundër rrahjes publike të një vajze


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar qeveritar në Maldive ka thënë se autoritetet janë duke diskutuar me ministrinë islamike në këtë vend dhe sistemin e gjyqësisë për të penguar rrahjen publike të një vajze të moshës jomadhore, e cila ka pasur marrëdhënie seksuale jashtë lidhjes martesore.

Një gjykatë në Feydhoo të ishujve Maldive ka dënuar javën e kaluar një 15 vjeçare me 100 rrahje me kamxhik, pasi kishte pranuar se kishte pasur raporte seksuale.

Zyrtari i qeverisë ka folur në kushte anonimiteti për AP-në, meqë nuk kishte leje për të folur publikisht. Kombet e Bashkuara, qysh në vitin 2011, i kanë bërë thirrje qeverisë në Maldive ta ndërprejnë këtë praktikë denigruese.
XS
SM
MD
LG