Ndërlidhjet

Valë e re e sulmeve me bomba në Irak, 8 të vrarë


Irak - foto nga sulmet e së premtes në Bagdad

Irak - foto nga sulmet e së premtes në Bagdad

Autoritetet irakiane thonë se nga shpërthimi i një serie të bombave të premten nëpër Irak, pretendohet se janë vrarë të paktën tetë njerëz. Dy bomba makinë shpërthyen në një treg të bagëtive në Diawaniyah, rreth 200 kilometra në jug të Bagdadit, duke vrarë gjashtë vetë dhe plagosur të paktën 60 të tjerë.

Dy bomba kanë shpërthyer në rrugët e një fshati në afërsi të Dujail-it, në veri të Bagdadit, duke vrarë një person, ndërsa një ushtar vdiq nga një bombë makinë në qytetin verior të Mosulit.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por kryengritësit suni myslimanë kanë shtuar dhunën që nga fillimi i vitit në një përpjekje të dukshme për të minuar qeverinë e udhëhequr nga shiitët.

Shpërthimet e së premtes, erdhën një ditë pas disa sulmeve me bomba në disa zona të Bagdadit dhe të shtënave në veri të Irakut, ku u vranë 26 veta dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë.
XS
SM
MD
LG