Ndërlidhjet

Erdogan në mesin e kritikave për vërejtjet e tij ndaj sionizmit


Foto gjatë pjesëmarrjes së kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan në Konferencën e Vienës
Foto gjatë pjesëmarrjes së kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan në Konferencën e Vienës
Një zyrtar amerikan thotë se Sekretari i Shtetit John Kerry do të "shprehë shqetësimet" mbi komentet e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan se sionizmi është një "krim kundër njerëzimit".

Duke folur në bordin e avionit gjatë fluturimit Romë - Ankara të premten, zyrtari i përshkroi komentet e Erdoganit si "veçanërisht fyese".

Erdogan i bërki këto komente gjatë një fjalimi në një konferencë të organizuar nga OKB në Vienë të mërkurën. Ai tha se, Islamofobia duhet të konsiderohet si një krim kundër njerëzimit "ashtu si sionizmi, anti-semitizmi dhe fashizmi".

Të enjten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i quajti komentet e Erdoganit të "errëta dhe mashtruese”.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku ka dënuar këto pohime. Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, i përshkroi ato si “lënduese, përçarëse dhe për keqardhje”.

Sionizmi është lëvizje që mbështeti themelimin e shtetit izraelit.

Turqia dikur ishte aleatja e vetme myslimane e kombit izraelit, por marrëdhëniet u përkeqësuan ndjeshëm në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG