Ndërlidhjet

Protestuesit ndalojnë prishjen e pjesës artistike të Murit të Berlinit


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Ekipet e ndërtimit kanë ndalur përpjekjet e tyre për të hequr pjesët e njërës prej shtrirjeve të pakta të Murit të Berlinit që kanë mbetur pas protestave.

Zhvilluesit e pronës kanë kërkuar heqjen e një pjese të Galerisë lindore, për të ndërtuar një rrugë që shpie në një kompleks të ri luksoz apartamentesh aty pranë. Puna duhej të ndalej ditën e premte, pasi që dhjetëra protestues e mbuluan vendin.

Muri i Berlinit në pjesën më të madhe është larguar në vitin 1989, pas rënies së komunizmit.

Galeria Lindore, që është në ambient të hapur, u krijua muaj më vonë në pjesën më të gjatë të mbetur të murit dhe përmban murale dhe grafite të pikturuara nga rreth 120 artistë ndërkombëtarë.

Kjo është një nga atraksionet turistike më të mëdha të Berlinit, me më shumë se 1 milion vizitorë për çdo vit.
XS
SM
MD
LG