Ndërlidhjet

Në dialog sërish për veriun


Bruksel - foto arkivi

Bruksel - foto arkivi

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se rrethi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel kryeministrash, do të mbahet më 4 mars.

Lajmin e ka konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton, e cila njëherësh është ndërmjetësuese e dialogut.

“Palët do të vazhdojnë bisedimet për temat që kanë folur herën e kaluar”, ka thënë Kocijançiq.

Në rrethin e pestë të bisedimeve, i cili është zhvilluar më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel, kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq kanë foluar për strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.

Pala kosovare ka thënë se Beogradi është pajtuar që t’i shuajë këto struktura. Prishtina po ashtu ka thënë se pajtohet për formimin e një asociacioni të komunave serbe, por pa kompetenca legjislative dhe ekzekutive.

Beogradi e interpreton ndryshe këtë asociacion dhe kërkon presion mbi Prishtinën.

Kocijançiq nuk i ka komentuar këto deklarata, por ka thënë se “dialogu është në interes të të dyja palëve”.
XS
SM
MD
LG