Ndërlidhjet

Thirret seanca e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Me kërkesë të kryeministrit Hashim Thaçi, Kuvendi i Kosovës ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për sonte, duke filluar nga ora 19.30 minuta. Seanca është thirrur me të vetmen pikë të rendit të ditës e që ka të bëj me raportimin e kryeministrit Hashim
Thaçi në lidhje me takimet e tij të fundit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel.

Të enjten, kjo pikë ishte paraparë të mbahej në kuadër të seancës së rregullt plenare, por pas një proteste në formë performance të lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, të cilët mbanin para foltores një hartë me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”, e ku kishin ngjyrosur veriun dhe vise tjera të banuara me serb me ngjyrë të kuqe, Thaçi ishte larguar nga seanca duke kërkuar që të krijohen kushtet për vazhdimin e punës.

Duke e cilësuar të pamundur raportimin në Kuvend, Thaçi kishte lexuar para gazetarëve të njëjtin fjalim në ndërtesën e qeverisë, kurse Kuvendit i dërgoi kërkesën që raportimin ta bënte të premten në orët e vona të pasdites, pas kthimit të tij nga vizita në Shqipëri.

Mbetet të shihet nëse Vetëvendosje do të sillet njësoj sikurse në seancën e të enjtes apo do të përfshihet në debate sikurse që ka ndodhur në raportimet parapra
XS
SM
MD
LG