Ndërlidhjet

Kacin: Data e bisedimeve Beograd dhe BE - afër


Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka thënë se data e fillimit të bisedimeve me Beogradin për anëtarësim në BE është afër, por nuk është i sigurtë nëse kjo do të ndodhë së shpejti.

Kacin në një intervistë për revistën "KORD" ka thënë se përparimi i arritur deri më tash në marrëdhëniet me Prishtinën është tregues se cila është mënyra për kapërcimin e problemeve më serioze në rajon, dhe se me serbët në veri është manipuluar për të mashtruar publikun në Serbi, Kosovë, Ballkan apo dhe BE, gjë që më nuk është duke ndodhur.

"Kurrë nuk kam thënë se jam absolutisht i sigurt lidhur me datën për fillimin e negociatave. Serbia është duke punuar shumë për të plotësuar kriteret prioritare, të cilat janë të lidhura kryesisht me dialogun politik në nivelin më të lartë në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. " ka thënë Kacin.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se një nga sfidat kryesore të Serbisë në rrugën drejt BE-së është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.
XS
SM
MD
LG