Ndërlidhjet

Obama takon udhëheqësit e Kongresit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, takon sot në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e Kongresit.

Takimi ndodh në ditën kur pritet të hyjnë në fuqi shkurtimet automatike të shpenzimeve.

Shkurtimet prej 85 miliardë dollarësh, të njohura si “sekuestrim”, janë pasojë e mosmarrëveshjeve ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve.

Administrata Obama kërkon të mbrojë programet, të cilat ndihmojnë të varfrit dhe të moshuarit dhe u kërkojnë të pasurve të paguajnë më shumë taksa, ndërsa republikanët, të cilët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, kundërshtojnë rritjen e taksave dhe duan shkurtime më të thella në programet sociale.

Shkurtimet do të jenë 5 për qind në agjencitë e brendshme dhe 8 për qind në Pentagon, nisur nga 1 marsi deri më 1 tetor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se presidenti Barack Obama do të presë deri në orën 23:59:59 (sipas kohës në Uashington) për të urdhëruar sekuestrimin.
XS
SM
MD
LG