Ndërlidhjet

logo-print

Daçiqi “informon” për dialogun 5 vendet e BE-së


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar të premten ambasadorët e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën - Spanjës, Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë - për t’iu thënë atyre se “Beogradi po bën përpjekje maksimale që në dialog me Prishtinën të arrihet zgjidhje e qëndrueshme, por që, tani për tani, pala tjetër nuk po tregon gatishmëri për arritje të kompromisit”.

“Serbia ka strategji të qartë, të formuluar në platformën dhe vendimet e parlamentit, dhe sinqerisht duam zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila do t’iu mundësojë ekzistencën serbëve në Kosovë dhe do të sigurojë paqe të përhershme në rajon”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.

Ai po ashtu ka vlerësuar se për zgjidhjen e problemit të Kosovës është me rëndësi të jashtëzakonshme mbështetja që Serbisë i ofrojnë Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar deri më tash pesë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash.

Rrethi i pestë i dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, pritet të mbahet më 4 mars.
XS
SM
MD
LG