Ndërlidhjet

Kim do që Koreja V. dhe SHBA të shkëmbejnë sportistë


Phenjan: Kim dhe Rodman kanë shikuar edhe një ndeshje basketbolli.

Phenjan: Kim dhe Rodman kanë shikuar edhe një ndeshje basketbolli.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shfaqur shpresën për shkëmbime të sportistëve midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai ka thënë se shkëmbimet e tilla do të çonin në “mirëkuptim të ndërsjellë”.

Kim i ka bërë këto komente për mediat lokale, pas takimit në Phenjan me basketbollistin e pensionuar amerikan, Dennis Rodman.

Ky i fundit ka qëndruar në Kore për disa incizime filmike. Ai e ka quajtur Kim-in një “fëmijë të lezetshëm” dhe ka thënë se “babai dhe gjyshi i tij ka qenë liderë të mirë”.

Vizita e Rodmanit në Korenë e Veriut ka ndodhur në mesin e tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Phenjanit, për shkak të provës bërthamore që ka kryer ky i fundit.
XS
SM
MD
LG