Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Komentet e Erdoganit - fyese


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se komentet e kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për sionizmin janë “fyese”.

Duke folur në një konferencë të OKB-së, të mërkurën në Vjenë, Erdogan ka thënë se Islamofobia duhet të konsiderohet si krim kundër njerëzimit “njësoj sikurse sionizmi, antisemitizmi dhe fashizmi”.

“Ne jo vetëm që nuk pajtohemi me këto, por edhe i konsiderojmë fyese”, ka thënë Kerry në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, në Ankara.

Kerry ka theksuar “nevojën urgjente për të promovuar frymën e tolerancës”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka cilësuar komentet e Erdoganit si “të errëta”.
XS
SM
MD
LG