Ndërlidhjet

Thaçi takoi Berishën


Berisha dhe Thaçi - foto arkivi
Berisha dhe Thaçi - foto arkivi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Gjatë takimit me kryeministrin Thaçi, patëm diskutime shumë të frytshme dhe me mirëkuptim të plotë për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve, dialogun e frytshëm që zhvillohet në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet në rajon”, ka njoftuar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Thaçi në Tiranë është shoqëruar edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj.
XS
SM
MD
LG