Ndërlidhjet

Në Francë arrestohen 3 militantë çeçenë


Francë - pamje ilustruese

Francë - pamje ilustruese

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar për arrestimin e tre militantëve të dyshuar islamikë në Francë.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka thënë se agjentët e shërbimit sekret francez kanë arrestuar treshen nga Çeçenia në një operacion të përbashkët me agjentët spanjollë.

Burimi i njëjtë ka bërë të ditur se dy të dyshuar janë kapur në Paris, ndersa i treti në qytetin Noyon – rreth 100 kilometra larg kryeqytetit.

Ministria spanjolle ka thënë se të arrestuarit kanë lidhje me një degë të Al Kaidës në jug të Spanjës.

Kjo degë, sipas ministrisë, dyshohet se ka planifikuar sulme në Evropë dhe se ka mbështetje në Francë dhe shtete të tjera.
XS
SM
MD
LG