Ndërlidhjet

Vritet komandanti i Al Kaidës në Mali


Mali
Mali
Presidenti i Çadit, Idress Deby, ka thënë se trupat e vendit të tij kanë vrarë një komandant të lartë të Al Kaidës në veri të Malit.

Deby ka thënë se Abdelhamid Abou Zeid, njëri nga udhëheqësit kryesorë të grupit terrorist, është vrarë më 22 shkurt.

Abou Zeid, i lindur në Algjeri, fajësohet për rrëmbimin e dhjetëra shtetasve perëndimorë në rajon dhe vrasjen e së paku dy prej tyre.

Franca dhe disa vende afrikane kanë nisur fushatën ushtarake në Mali qysh në muajin janar, për të dëbuar militantët islamikë, të cilët kanë okupuar pjesën veriore të vendit.
XS
SM
MD
LG