Ndërlidhjet

Zyrtarët në shtetin amerikan të Teksasit kanë dalë me përfundimin se vdekja e djaloshit të adoptuar rus, Max Shatto ishte aksidentale.

Prokurori i Qarkut Bobby Bland tha se katër mjekë, të cilët shqyrtuan autopsinë e djalit, u pajtuan se vdekja e Shattos ishte “pasojë e një aksidenti.”

Ai tha RFE/ RL-së se Shatto vdiq nga “çarja e një arterieje”, për shkak të traumave të forta në barkun e tij, dhe se nuk kishte substanca mjekësore në sistemin e tij.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e ngritjes së aktakuzës në këtë rast.

Vdekja e Shattos, lindur si Maksim Kuzmin, shkaktoi zhurmë në Rusi, ku zyrtarët e akuzuan nënën e fëmijës se e kishte droguar dhe “mbytur atë”.

Bland thanë se mjekët erdhën në përfundimin se mavijosjet në trupin e Shattos mund të jenë vetëshkaktuar nga ai, për shkak të një çrregullimi në sjellje. Moska nuk ka komentuar ende.
XS
SM
MD
LG